Koronavirusi u anuloi dasmën, infermierja dhe mjeku martohen në spital

schedule20:02 - 26 Maj, 2020

schedule 20:02 - 26 Maj, 2020

Një infermiere me emrin Jann Tipping dhe mjeku Annalan Navaratnam kishin planifikuar që të martoheshin në gusht.

Por me krizën e koronavirusit, ata vendosën që të t’i anulonin planet për dasmë pasi druheshin se familjarët e tyre nuk do mund të ishin të pranishëm për shkak të kufizimeve të vendosura për koronavirusin.

Gjithsesi, çifti donin që të lidhin kurore dhe arritën që të përmbushnin dëshirën e tyre në ambientet e spitalit ku punojnë në vijën e parë kundër koronavirusit.

Jann dhe Annalan nga Londra Jugore i thanë betimet e tyre në fund të prillit në kishën e vogël të spitalit. Të pranishëm në dasmë ishin dy dëshmitarë  ndërsa miqtë dhe familja e tyre e panë ceremoninë virtualisht.

Çifti tregojnë:

“Ne donim që të festonim sa e kishim mundësinë që ta bënim. Ekipi nga kisha punian shumë që të na siguronin një leje që të martoheshim, gjest të cilin ne e vlerësojmë shumë duke marrë parasysh në çfarë kohe jemi.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!