Alarmi midis politikanëve dhe shkencëtarëve se tubime të mëdha mund të çojnë në një valë të dytë të infeksioneve me koronavirus ka bërë që Italia të planifikojë rekrutimin e vullnetarëve.
Mësohet se rreth 60,000 vullnetarë do të organizohen për të ndihmuar në respektimin rregullave të distancës sociale.
“Ata do të vendosen në sheshe, parqe, tregje, në zona të frekuentuara nga qytetarët dhe plazhe për të monituar lëzizjet dhe për të shmangur grubllimet e tyre”, shkruajnë mediat e huaja.
Ministri i Çështjeve Rajonale, Francesco Boccia, është shprehur i shqetësuar për grumbullime masive të qytetarëve.
“Vullnetarët nuk do të jenë në rolin e policit, por shpërndarës së sjelljes së mirë”, tha kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro. Boccia theksoi se ata do të quhen “asistentë qytetarë” dhe do të veshin jelekë blu.
“Ata do të jenë ‘të armatosur’ me forcën e bindjes, arsyes dhe buzëqeshjeve të tyre”, tha më tej ai./abcnews.al