Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia në “folenë” e krokodilit/ Të Kaltrit, provë të fortë në Turqi në Ligën e Kombeve

schedule12:20 - 28 Shtator, 2026

schedule 12:20 - 28 Shtator, 2026

Udhëtimin drejt Azisë e patën tepër të rëndë.

Futbollistët e Italisë e kanë shumë të qartë se këtë të hënë do të jenë në një provë të vështirë e ndoshta përcaktuese, e cila mund ta bëjë edhe më të thellë krizën në të cilën kanë hyrë prej shumë vitesh.

Pas humbjes 0-2 me Belgjikën në “Olimpiko” të Romës, sonte luhet sfida e dytë e Ligës së Kombeve, ajo në fushën e Turqisë, dhe një humbje mund të rezultonte shkatërruese.



Trajneri Roberto Mançini ka në dispozicion një skuadër në tranzicion, e cila thuajse nuk ka asnjë yll të njohur në arenën botërore, me përjashtim të portierit Donaruma.

Në ekip kthehet Bastoni pasi ishte I pezulluar ndaj belgëve, ndërsa Barela, Mançini dhe Kopola u lanë në Itali për shkak të problemeve fizike.

Vështirë që dikush t’i besojë të Kaltërve edhe pse këta janë 4 herë kampionë të botës, pas paraqitjes së dobët përballë Belgjikës, dhe të gjithë e kuptuan sërish se përse ky ekip nuk ka arritur të shkojë dot në fazën finale të 3 Botërorëve të fundit.

Disfata e radhës mund t’i lerë në vendin e fundit në grup, ku bën pjesë edhe Franca, pra të rrezikojë që të bien nga kategoria në Ligën e Kombeve.

Për më tepër, stadiumi ku do të luhet ndeshja, në Bursë, cilësohet I frikshëm dhe jo vetëm për formën e tij të jashtme si krokodil.

Pritet që mbi 43 000 tifozë të zjarrtë të përkrahin vendasit, që gjithashtu kanë trajner italian, Vinçenco Montelën.

Turqia ka gjithashtu probleme, madje të shumta, pas humbjes me Francën në fushën e saj.

Hakan Çalhanoglu nuk luan, po ashtu Kenan Jildiz dhe portieri titullar, Çakir, ndërsa mesfushori Orkun Këkçy është në dyshim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!