Nëse akoma nuk ka dalë një vaksinë distancimi fizik shikohet si një domosdoshmëri për amerikanët të cilët do të votojnë në zgjedhjet e presidenciale të 3 nëntorit. Ndërkohë mediat bëjnë me dije se votimi me postë dhe në distancë janë përfshirë në politikën e koronavirusit.
Presidenti Trump është në krye të atyre që janë kundër, pasi ai thekson se një votim i tillë është i rrezikshëm dhe krijon mundësi për mashtrim dhe paligjshmëri.
Ndër të tjera presidenti amerikan ka theksuar se nëse do të praktikohet një gjë e tillë Trump ka kërcënuar se do të ndalte fondet federale për Miçiganin dhe Nevadën, sepse këto dy shtete u dërguan të gjithë votuesve të regjistruar, fletë votimi në distancë.
“Jo, nuk duhet dërguar me postë. Duhet të votohet në qendrat e votimit. Dhe duhet të kesh kartën e identifikimit, sepse ajo të verifikon”, është shprehur Trump.
Ekspertët thonë se rastet e mashtrimit me votën përmes postës janë të rralla. Demokratët janë të shqetësuar se votuesit nuk do të shkojnë në qendra votimi prej koronavirusit.
“Duam më shumë fonde për votimin me postë”, thotë Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi. Presidenti ka thënë se zgjerimi i votimit me postë ndihmon demokratët dhe do të thotë që “asnjë republikan nuk do të zgjidhet më”.
“Demokratët mendojnë se vota e tyre është më e vlefshme kur votimi është më i lehtë. Republikanët ndoshta mendojnë se pengesat janë si filter që mbajnp votuesit jo aq të zjarrtë në shtëpi”, thotë analisti George Ëill.
Sipas studimeve, votimi me postë nuk i jep asnjë partie epërsi.
“Përvoja universale e shteteve që votojnë me postë dhe në distancë tregon se po të lejosh këtë metodë, e rrit pjesëmarrjen si për demokratët edhe për republikanët, me rreth 8 për qind”, thotë profesori i së drejtës, Steven Mulroy në Universitetit e Memfisit.
Votimi në distancë filloi në vitin 1864, kur shtetet nga të dyja krahët. E Luftës Civile lejuan ushtarët të votojnë për president nga postet e luftës. Që atëherë, shtetet kanë lejuar votime në mungesë për arsye si shërbimi ushtarak, paaftësia fizike dhe udhëtimet në ditën e votimit./abcnews.al

