Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nga e hëna e 1 qershorit hapen kufijtë tokësore me fqinjët dhe plazhet për hotelet. Ndërsa për qytetarër plazhet do të nisin në datë 10 qershor, ndërkohë që bizneset do të duhet të jenë pajisur me një licence të posaçme nga autoriteti i përkohshëm i licencimit.
“Do hapim kufijtë tokësore me fqinjët për të gjithë shqiptarët. Por kujdes. Në 1 qershor hapen kufijtë por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga ata që i kishte ngritur policia. Por nuk ka problem. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin.
LEXO EDHE: Rama: Edhe dy fundjava do qëndroni mbyllur, do e kthejmë në traditë pas Tetorit
Asnjë vend nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve, parimin e rërës së xanum do e mbyllim. Plazhet hapen nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe nga 10 qershor për të gjithë.
Këtë javë do ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues dhe të ardhurat do i shkojnë bashkive. Asnjë kontratë e vjetër nuk do të njihet pa konfirmimin e tij dhe asnjë kontratë e re nuk do të lidhet nga bashkia pa autorizimin e këtij autoriteti. Askush nuk i vërë taksën e të fortit, që ky sezon të mos jetë i pamundur për këtë sektor, por edhe ata të mos na e bëjnë të pamundur luftën me armikun”,tha Rama./abcnews.al
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/295310284816618/