Rama: Edhe dy fundjava pa makina, do e kthejmë në traditë pas Tetorit

schedule20:35 - 24 Maj, 2020

schedule 20:35 - 24 Maj, 2020

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në kryeqytet. Ai theksoi se kufizimi të shtunën dhe të dielën do vazhdojë edhe dy fundjava të ardhshme dhe më pas nga Tetori deri në Mars, e diela do qëndrojë e mbyllur.

LEXO EDHE: Rama: Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor, ja kur nis plazhi dhe si do funksionojë

“Kjo do të jetë java e fundit e kufizimeve në Tiranë dhe qytete të tjera. Fundjava pa makina do të mbetet në fuqi edhe dy të shtuna e të diela për t’i rikthyer sërish pas verës.

Nga Tetori në Marsin e ardhshëm të dielat minimalisht do të jenë pa makina, si një moment të përjavshëm si një moment duke iu kushtuar mjedisit, të moshuarve dhe fëmijëve e familjeve tona Deri në fund të muajit do kemi një strategji për transportin publik”, tha Rama./abcnews.al

JA SI DO TË VAZHDOJMË TË HAPEMI NË 1 QERSHOR😊

Gepostet von Edi Rama am Sonntag, 24. Mai 2020