Dy figura politike të rëndësishme të Partisë Demokratike, ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dhe ish-kreu i grupit parlamentar, Astrit Patozi, kanë reaguar përmes rrjetit social Facebook lidhur me gjendjen ku ndodhet opozita, 26 vite pas ditës se parë të lirisë për shqiptarët.
Sipas Topallit, pas 26 vitesh, Lulzim Basha ka zhdukur jo vetëm të djathtën por opozitën. Përmes një krahasimi mes kreut të PD dhe Partisë së Punës së kohës së komunizmit, Topalli akuzon Lulzim Bashën se kërkoi shfuqizimin e 20 Shkurtit, datës së rrëzimit të shtatores së diktatorit, për t’u tërhequr më pas nga kjo fshirje e historisë së PD-s. Ish- nënkryetarja e Partisë Demokratike i është bashkuar thirrjeve drejtuar Lulzim Bashës për transparencë për kontratat e lobimit.
Edhe Astrit Patozi pati kryefjalë propozimin për ndryshimin e datës përkujtimore të 20 Shkurtit dhe mungesën e shpresës tek e djathta. Patozi kërkon ndarjen me guxim nga fajet e rënda që çuan në këtë situatë të keqe, jo vetëm elektorale./abcnews.al