Gol kuqezi në Kroaci, Çokaj ndihmon Lokomotivën të triumfojë

schedule21:36 - 23 Maj, 2020

schedule 21:36 - 23 Maj, 2020

Sot, Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur një sfidë miqësore përballë Varazdin. Ekipi i shqiptarëve arriti të triumfojë me rezultatin 2-1 dhe një gol kuqezi, nuk mund të mungonte.

Madje, erdhi shumë shpejt, pasi mesfushori Enis Çokaj zhbllokoi shifrat që në minutën e katërt të sfidës. Mesfushori i cili ka mbrojtur dhe ngjyrat e Laçit në Superiore, e nisi titullar sfidën dhe i hapi udhë suksesit për ekipin e tij.

Edhe pse Varazdin arriti të barazojë në minutën e 55-të me Obregon, Tolic për Lok. Zagreb shënoi në minutën e fundit për t’i dhënë fitoren ekipit të tij 2-1. Kampionati kroat i futbollit do të rikthehet me datë 6 qershor./abcnews.al