Krizë totale te Werder, shpëtimi janë milionat nga Italia për Rashicën

schedule21:15 - 22 Maj, 2020

schedule 21:15 - 22 Maj, 2020

Werder Bremen ndodhte në pozita të vështira financiare, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Koronavirusit. Mediat në Gjermani raportojnë se klubi gjerman i Bundesliga po mendon që të marrë një kredi për të përballuar këtë situatë.

Shteti gjerman u krijon mundësinë kompanive të prekura nga pandemia që të marrin kredi në bankën shtetërore, KfW-Bank. Brenda klubi po diskutohet në lidhje me këtë zgjidhje dhe pritet që së shpejti të merret një vendim.

MILOT RASHICA – Sulmuesi anësor nga Vushtrria është një nga lojtarët më të kërkuar të Werder Bremen dhe shitja e tij mund të zbutë disi krizën financiare në klubin gjerman. Në verë është e sigurt që ai do të transferohet në një tjetër klub.

Mediat në Itali raportojnë se për Rashicën në garë së fundmi është futur edhe Napoli. Klubi italian po vëzhgon edhe Boga, ndërkohë që për lojtarin e Kosovës synohet transferimi për një shifër më të vogël se klauzola prej 38 milion eurosh.

Maksimalisht Napoli ofron 30 milion euro dhe këtë lëvizje e bën për shkak se menaxheri i Lorenzo Insigne po punon që italiani të transferohet në një klub të madhe për 70 milion euro, shumë për të cilën presidenti Aurelio De Laurentiis do të bindej ta shiste.

Rashica, i cili ka spikatur në Gjermani me Werder Bremen, shikohet si një lojtar që mund ta zëvendësojë sulmuesin e Italisë dhe tani mbetet të shihet se si do të shkojnë bisedimet. Futbollisti dardan kërkon të luajë në Champions League dhe Napoli po e rrezikon pjesëmarrjen, çka mund të prishë gjithçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!