Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është padiskutim një ndër sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit. Gjatë kohës kur luante për Chelsea, Lukaku fitoi Champions League në vitin 2012, por refuzoi të festojë. Për këtë vendim të tij, Lukaku e shpjegoi shkurt dhe qartë.
“Nuk e kam prekur trofeun e Champions League as me gishtin më të vogël. Arsyeja? Nuk e kam fituar unë atë trofe. Nëse nuk kontribuon aspak në një arritje, nuk ke asnjë meritë.
Nëse ke kontribuar dhe ke ndihmuar skuadrën, atëherë mund të thuash: Po, e meritoj dhe unë”, tha Lukaku. Bomberi belg nuk arriti të lërë gjurmë te Chelsea, duke u transferuar te Ëest Brom e më pas tek Everton, aty ku shpërtheu dhe u shndërrua në një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim./abcnews.al
Lukaku on Chelsea winning the 2012 #UCL ?
“I didn’t touch it with a finger. Because I didn’t win this trophy myself.
“If I have not contributed anything, it is not my trophy. Only if you have contributed to a cup or a title yourself, you can also show it off.” pic.twitter.com/76HOPBRpzf
— Goal (@goal) May 21, 2020