Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sport këmbadorazi/ Eventi i veçantë, 60 fëmijë gara në Pogradec

schedule14:05 - 25 Korrik, 2026

schedule 14:05 - 25 Korrik, 2026

Në Pogradec u zhvillua një event i veçantë sportiv. Këtë herë, garuesit nuk ishin të rriturit, por fëmijët e vegjël. Disiplinat e garës përfshinin vrapimin dhe ecjen.

Pogradeci mirëpriti për të katërtin vit radhazi, Maratonën e Bebave. Aktiviteti, i vetmi i këtij lloji në vend, bëri bashkë mbi 60 fëmijë, të cilët u përfshinë në gara emocionuese.

Të vegjlit konkurruan në disiplinën këmbadorazi dhe në disiplinën me ecje, ndërsa u argëtuan me një sërë aktivitetesh të organizuara enkas për ta.



Pas kalimit të vijës së finishit, fituesit u vlerësuan me kupa, ndërsa të gjithë fëmijët pjesëmarrës morën medalje për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Maratona e Bebave mbetet një aktivitet unik në Shqipëri, e cila i paraprin Maratonës Ndërkombëtare të Pogradecit, e cila pritet të sjellë në qytet qindra vrapues nga vende të ndryshme të botës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!