Një burrë në Singapor u dënua me vdekje për trafik droge javën e kaluar përmes një video-telefonatë në aplikacionin Zoom pasi gjykatat e vendit po zhvillojnë seanca nga distanca për shkak të kufizimeve të koronavirusit.
Punithan Genasan, një 37-vjeçar nga Malajzia, mori dënimin me vdekje të premten e kaluar për trafikimin e 28.5 gram heroinë në 2011, sipas Gjykatës të Singaporit.
Përfaqësuesit ligjorë të Genasan konfirmuan për CNN se dënimi ishte dhënë me anë të një lidhjeje përmes Zoom.
“Në përputhje me masat për të minimizuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19, gjykatat kanë zhvilluar seanca dëgjimore, tha një zëdhënës i Gjykatës Supreme.
Singapori ka raportuar të paktën 29.364 raste me Covid-19 dhe 22 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins./abcnews.al