Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kreu i OVL-UÇK optimist para aktgjykimit në Hagë: Më 16 shtator Kosova do të festojë

schedule15:04 - 15 Shtator, 2026

schedule 15:04 - 15 Shtator, 2026

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shpresën se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të lirohen në aktgjykimin që pritet të shpallet nesër në Hagë.

Gucati tha se dëshiron që ky të jetë fundi i procesit gjyqësor dhe që çështja të mos përfundojë në Apel.

“Do Zoti në Hagë nuk vij më kurrë, po shpresoj që të jetë kjo vizita e fundit në Hagë për këtë punë”, deklaroi Gucati në emisionin “Kosova Today”.

Duke folur për pritshmëritë e tij, Gucati u shpreh optimist se vendimi do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së.

“Besoj që nesër do të lirohen, kështu kam shpresë, kështu besoj dhe kështu do të jetë, sepse fakte nuk ka, argumente, të gjitha akuzat kanë qenë të pabaza”, tha ai.

Ndërkohë, Gucati paralajmëroi se në rast të një vendimi dënues, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të reagojë në rrugë përmes protestave.

Aktgjykimi pritet të shpallet nesër, ndërsa në Kosovë dhe në diasporë vëmendja është përqendruar te vendimi i Gjykatës Speciale në Hagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!