Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Balla-opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë vendimet e Kushtetueses

schedule12:01 - 8 Shtator, 2026

schedule 12:01 - 8 Shtator, 2026

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi në Konferencën e Kryetarëve se sesioni i tretë i legjislaturës do të jetë një periudhë intensive pune për Kuvendin, me fokus kryesor shqyrtimin e projektbuxhetit dhe të nismave ligjore të depozituara.

Balla u bëri thirrje kryetarëve të komisioneve parlamentare që të trajtojnë me prioritet të gjitha projektligjet e disponueshme, në mënyrë që Kuvendi të përmbushë afatet kushtetuese dhe ligjore.

Duke iu referuar debatit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me statusin e magjistratëve, ai theksoi se Kuvendi ka ndjekur të gjitha procedurat e parashikuara dhe se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar brenda afateve projektligjin që adreson këtë vendim.

“Ne kemi respektuar plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kemi ushtruar të drejtën tonë kushtetuese për të propozuar ligjin përkatës. Ky krah i Kuvendit nuk ka vënë asnjëherë në diskutim vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo të gjykatave të tjera”, u shpreh Balla.

Ai nënvizoi se përcaktimi i nivelit të pagave është kompetencë ekskluzive e Kuvendit dhe se respektimi i parimit të ndarjes së pushteteve mbetet thelbësor për funksionimin e shtetit ligjor.

Në përfundim, Balla mbështeti propozimin që projektligji i depozituar nga deputetët socialistë të shqyrtohet sa më shpejt në komisionet parlamentare dhe të kalojë për miratim në seancë plenare sipas kalendarit të Kuvendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!