Deputeti i opozitës së re ka folur në lidhje me dhunën e policisë gjatë protestës së 17 majit duke theksuar gjithashtu se nuk lejohej që të dërgohej RENEA për prishjen e teatrit.
Maliqi tha pas fjalës së ministrit Sandër Lleshaj duke thënë se i kujtonte kriminelët e Mirditës.
“Më habiti se si fliste ministri i Rendit Publik, më kujtonte kur kam qenë shef policie kriminale në Mirditë e ndiqja kriminelët, kur ishin në turmë bënin të fortin e kur i kapje flisni qetë sikur ska ndodhur asgjë”, tha Maliqi në përgjigje të ministrit Lleshaj.
“Po a ka më krim të dërgosh 1 mijë trupa policore dhe con forcat Renea,forcat speciale, po ku lejohet more, se kam qenë pedagog dhe kam dhënë taktikë policie, forcat e Reneas dërgohen vetëm ndaj terroristëve, pengmarrësve, krimit të organziuar dhe vrasjes, kush ishin kriminelët, Budina, Licaj, Kryemadhi? Ku po e coni këtë vend, po ju marrin lirinë, pronën, dinjitetin, duhet revoltë e madhe, nuk këta nuk ikin ndryshe, zemërimi duhegt të jetë shumë i madh”- tha ai.