Reshjet/Përmbyten banesat në Porodine, banorja: I thashë burrit hap portën se u mbytëm

schedule11:10 - 21 Maj, 2020

schedule 11:10 - 21 Maj, 2020

Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur më shumë së 20 banesa në fshatin Porodinë të Korçës. Mos pastrimi i kanalizimeve ka sjellë situatë të rënduar. Banorët thonë se askush nuk ka marrë masa për kanalizimet teksa është hera e dytë që përmbyten.

Një banore tregon: “Kam tubën e banjos e më vinte tërë ujë, siç vinte gjithë dallgë më erdhi brenda. Pe andej pastaj kam kuzhinës. Pe kuzhinës pastaj në oborr.”

Zonja tregon se situata doli jashtë kontrollit si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

“Ishim në sallon, i thashë burrit hap portën, se unë e dija këtë. Hap portën se do mbytemi. Për vit këtë avaz kemi pasur. Kur e vunë urkën këtu, mos e vini kaq të ulët e ngrini. Ata vunë një tubë”, shton ajo më tej.

Edhe pse janë taksapagues te rregull ata nuk e marrin shërbimin e duhur ndërsa thonë se gjëja e gjallë është dëmtuar nga përmbytja. Në fshatin Porodinë kanalizimet nuk janë bërë prej vitesh ndërsa bashkia e Korçës qëndron indiferentë ndaj kësaj situate.

Po ashtu, për shkak të reshjeve të shumta të shiut, probleme raportohen edhe tek zona të stadiumi “Niko Dovana” në Durrës. Probleme ka pasur edhe në disa zona të tjera si shëtitorja Taulantia, Stacioni i Trenit, Rruga e Shkozetit dhe rruga “Aleksander Goga”.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!