Mario Balotelli pritet të lërë Italinë këtë verë. Sulmuesi, autor i pesë golave në 15 ndeshje të Serie A këtë sezon me Brescia, mund të transferohet në Turqi, ose në Brazil. Ky është lajmi që raportohet nga gazetari Nicolo Schira.
Kontrata e Balotelli me Brescia është e vlefshme deri në verën e vitit 2022, por me klubin italian që është drejt Serie B, ndërprerja e bashkëpunimit është diçka që mund të zgjidhet lehtë. Galatasaray në Turqi e kërkon sulmuesin, por ka rivalitet.
Mario #Balotelli will leave #Brescia at the end of the season. #Galatasaray and #VascoDaGama are interested in him and have opened talks with his agent Mino #Raiola. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 21, 2020
Menaxheri i Balotelli, Mino Raiola, është në bisedime edhe me Vasco de Gama dhe një eksperiencë e re në Brazil e “josh” sulmuesin, i cili në fakt e dëshiron një largim nga Italia, ku sezonin e fundit ka pasur shpesh thirrje raciste dhe në shënjestër ka qenë edhe vetë Mario. /abcnews.al

