Banorët e zonës pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë i kërkojnë Bashkisë t’ju pastrojë nënkalimin që i lidh me Parkun e Liqenit artificial. Ata thonë se ka humbur funksionin për të cilin është ndërtuar dhe është kthtyer në banjo publike.
Tabela lajmëron një nënkalim për këmbësorët, por këtu nuk kalohet.
Banorët e përshkruajne të tillë.
Lidh zonën pranë ish -Kopshtit Zoologjik me atë të Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, por e ka humbur funksionin për të cilin është ndërtuar.
Kalimtarët tregojnë se i qëndrojnë larg.
Ditën i druhen pamjeve të pahijshme, natën i frikësohen errësirës.
Banorët tregojnë se nuk është pastruar kurrë, ndonëse reshjet e fundit e kanë rënduar më tej situatën. Apeli i tyre shkon për Bashkinë, të cilës i kërkojnë të kthejë vëmendjen dhe nga kjo zonë shumë e frekuentuar e Tiranës.