Prej orës 17:30 vijon protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Artistët njëri pas tjetrit po ngrihen në skenën e improvizuar në sheshin para ministrisë së Brendshme.
Të pranishëm në protestë janë edhe përfaqësues politikë, si dhe liderët e opozitës. Ndërkohë nuk kanë munguar as thirrjet për shpërdarje të Parlamentit.
Për një çast protestuesit kanë thirrur në kor: “Shpërndaje Parlamentin”. Kujtojmë se ka qenë regjisori Edmond Budina i cili pas shembjes së Teatrit Kombëtar ka kërkuar nga Presidenti Meta që të shpërndajë Parlamentin. /abcnews.al