Budina thirrje Presidentit: Sot u vendos diktatura, të shpërndahet Parlamenti

schedule08:12 - 17 Maj, 2020

schedule 08:12 - 17 Maj, 2020

Regjisori Edmond Budina ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka deklaruar se sot në Shqipëri është vendosur përfundimisht diktatura.

Gjithashtu Budina i bëri thirrje presidentit Meta që të shpërndajë parlamentin.

”Sot është bërë një akt kriminal. Është dhunuar shteti i së drejtës. Për mendimin tim sot në Shqipëri është vendosur përfunimisht diktatura.

Neritan Liçaj ishte brenda, Juli Emiri ishte atje, dhe 10 artiste te tjere, ata kanë goditur për të vrarë njerëz, e kuptoni se në çfarë gjendje jemi.

Zoti Soreca na kishit dhënë fjalën që do të reagonit, turp i madh, ambasadorja amerikane që bëri një show me shokun Edi, unë i akuzoj të gjithë që këtu kemi një bashkëpunim për të vrarë njerëz. Prandaj them që ky është shtet kriminal, i bëj thirrje presidentit, që është momenti të shpërndahet ai parlament ilegjitim”, është shprehur Budina.