Skënder Asani drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, në “ABC e Mëngjesit” ka folur heqjen e themeleve të shtëpisë “Nënë Tereza” në Shkup.
Asani shpjegoi se Shkupi është kryeqendra shpirtërore e shqiptarëve, dhe se ka qenë gjithmonë nën trysni.
I ndalur te ngjarja që ka ndodhur me themelet e shtëpisë së Nënë Terezës ai theksoi se ky veprim është pasuar me rezistencën e shoqërisë civile. Por, gjithashtu ai u shpreh se javën e kaluar u hoqën themelet e shtëpisë së Nënë Terezës, dhe se për këtë ka pasur një reagim të ashpër.
“Para disa muajsh kemi themeluar departamentin për “Trashëgiminë e Gonxhe Bojaxhi”, e themeluar nga qeveria e Republikës së Maqedonisë. Kemi reaguar dhe po vazhdojmë të marrim përkrahje nga organizata të ndryshme. Për momentin nuk kemi përkrahje nga institucionet në Tiranë dhe Prishtinë, u shpreh ai.
Më tej u shpreh se do të vazhdojnë kërkesën për rikthimin e themeleve dhe të shkruhet në gjuhën shqipe.
Çfarë reagimi pret nga Tirana që sapo ka shembur Teatrin Kombëtar?
Asani: Ne na ka shqetësuar edhe ai vendim. Ai teatër duhet të ishte një eksluzivitet për gjeneratën./abcnews.al