Covid-19/ Rritet frika në rajonin kinez me 100 milion banorë, dy qytete futen në karantinë

schedule15:57 - 19 Maj, 2020

schedule 15:57 - 19 Maj, 2020

Frika për një valë të dytë të mundshme epidemie të koronavirusit është përshkallëzuar në një rajon të Kinës. Dy qytete nga rajoni me mbi 100 milion banorë kanë hyrë në karantinë ashtu si ajo që u vendos në Wuhan.

Zyrtarët nga provinca veri-lindore e Kinës Jilin caktuan dy spitale sot si ndërtesa ku do të trajtohen pacientët me Covid-19.

Zyrtarët kinezë kanë vendosur masa të rrepta karantine në dy qytete në Jilin pasi një vatër lokale koronaviorusi vazhdon të përhapet dhe të kërcënojë zonat fqinje.

Lajmi vjen në një kohë kur Wuhan, qyteti ku filloi pandemia, raportoi sot një rast të ri me Covid-19 ndërsa numri total i të infektuarve në ish-epiqendrën e pandemisë rritet në shtatë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!