Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj.
Përmes një njoftimi zyrtar, KPK bëri me dije se ka referuar në prokurori gjithë dokumentacionin që rezultoi nga hetimi administrativ i ish-gjyqtarit Imeraj gjatë procesit të vettingut.
Procesi i rivlerësimit të ish-gjyqtarit Imeraj u ndërpre në 12 shkurt.
Shkak për këtë u bë vendimi i vetë gjyqtarit për të hequr dorë nga mandati i tij në Kushtetuese. Gjyqtari Imeraj e motivoi dorëheqjen e tij me arsye personale dhe shëndetësore. Tashme, i mbetet prokurorisë të verifikojë dhe vlerësojë dyshimet e ngritura nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. /abcnews.al