Gentian Selmani dhe David Domgjoni kanë hapur një dritare të re merkatoje për klubin e Menemenspor, që po vëzhgon lojtarë të shumtë në Kategorinë Superiore. Lista është e gjatë dhe sa vjen e shtrohen.
“Yeniasir”, media në zonën e Izmir, raporton se mesfushori Jurgen Çelhaka është futbollisti tjetër që pëlqehet nga Menemenspor, klub që po shikon për elementë të rinj dhe që nuk kushtojnë shumë.
I riu është nën kontratë me Tiranën, që nuk është se e lëshon lehtë. Në kampin bardheblu po mundohen të rritin sa më shumë të rinj dhe më pas të jenë në gjendje t’i shesin. Çelhaka është një prej tyre.
Më parë në mediat turke është raportuar edhe për një raportim të Menemenspor për një tjetër talent bardheblu, sulmuesin Ernest Muçi. / abcnews.al