Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Jaeld Çela është dorëzuar pa njoftuar asnjë njeri dhe në rast se do ishte ndaluar rrugës për në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai paralelizoi rastin e tij me Klement Balilin për shkak se të dy rastet kanë qenë të përfolur politikisht.
“Ka ardhur me një automjet aty me vullnet të lirë pa njoftuar njeri. Nëse do e hasnin në rrugë do e arrestonin dhe do kishte marrë edhe shpërblim. Ai e ka bërë qëllimisht dëorëzimin sepse duke qenë edhe faktor i kërkuar mund ta arrestonin edhe pse nuk po fshihej. Vetëdorëzimet duken edhe qesharake sepse një person i kërkuar vjen të dorëzohet në derë.
Lidhja me Balilin nuk bëhet vetëm nga vetëdorëzimi por edhe nga përfshirja e politikës në të dy rastet. Në çdo akuzë që bënte opozita përmendte Jaeld Çelën. Jaeld Çela ka pasur akuza të rënda, dhe u dënua për shpërdorim detyre. Ai sqaron se çfarë ka ndodhur me atë çështje përmes citimit që bën për Tahirin. Akuzat e bëra për të ranë. I është çuar një mesazh për Vitin e Ri por nuk ka përgjigje”, tha Artan Hoxha./abcnews.al