Një tjetër shpërthim ka ndodhur në kryeqytetin e Teksasit, Ostin, një ngjarje që besohet të jetë në vazhdën e sulmeve që kanë si bazë urrejtjen racore. Sipas raportimeve të mediave amerikane, nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona të moshës 20 vjeç, që për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, policia tregohet e kujdesshme në lidhjen e ngjarjes në fjalë me ato të mëhershme të muajit, që lanë të vdekur dy amerikanë me prejardhje afrikane dhe plagosën një tjetër. Në të treja rastet, të ndodhura më 3 dhe 12 mars, shpërthimet u realizuan përmes pakove-bombë të vendosura para banesave të komunitetit afro-amerikan. Si pasojë një adoleshent dhe një burrë 39-vjeçar mbetën të vrarë, ndërsa një grua e plagosur. /abcnews.al
SHBA, shpërthim në Teksas/vijon zinxhiri i sulmeve me urrejtje raciste
schedule19:31 - 19 Mars, 2018
schedule 19:31 - 19 Mars, 2018