Sëmundja e pazakontë e lidhur me koronavirusin, humb jetën fëmija i parë në Francë

schedule17:35 - 15 Maj, 2020

schedule 17:35 - 15 Maj, 2020

Një 9-vjeçar në Francë ka humbur jetën si pasojë e një gjendjeje të rrallë shëndetësore që besohet të jetë e lidhur me koronavirusin.

Lajmin e ka konfirmuar për CNN një zëdhënës i spitalit në jug të Francës. Fëmija ishte shtruar në spital për 7 ditë pasi pësoi arrest kardiak dhe më pas humbi jetën si pasojë e një problemi neurologjik që u shkaktua nga arresti kardiak.

Autoritetet franceze janë “të vetëdijshëm për një sëmundje të rrallë që i ngjan sëmundjes Kawasaki, me simptoma që konsistojnë në inflamacion, gjymtyrë të enjtura, skuqje të lëkurës dhe deri në sulm në zemër,” tha Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Jérôme Salomon muajin e kaluar.

Një zëdhënës i agjencisë kombëtare të shëndetësisë i tha CNN sot se “135 fëmijë e kanë pasur këtë sëmundje që nga fillimi i pandemisë”.

Kjo është fataliteti i parë i njohur në Francë.

“Sëmundja Kawasaki zakonisht prek fëmijët nën 5 vjeç, ndërsa sëmundja që ne po vëzhgojmë tani prek fëmijët nga 5 deri në 15 vjeç,” shprehen ekspertët mjekësorë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!