Mustafa bisedon në telefon me Lajçakun: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të fillojë sa më shpejt

schedule14:40 - 15 Maj, 2020

schedule 14:40 - 15 Maj, 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa këtë të premte ka zhvilluar një bisedë telefonike me ka zhvilluar të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Në këtë bisedë duket se tema kryesore ka qenë  vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter shkruan se kjo ishte një bisedë konstruktive në lidhje me situatën politike, koronavirusin dhe pritjet për Kosovën.

Një marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, sipas Lajçak do të përshejtonte rrugën evropiane të këtyre dy vendeve.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive për situatën aktuale politike, koronavirusin dhe pritjet për të ardhmen. U pajtuam për prioritetin që ka vazhdimi i dialogut. I njëjti duhet të çojë drejt një normalizimi të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që do të përshpejtonte rrugën e tyre evropiane”, shkruan Lajçak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!