Megjithëse Ministrja e Arsimit Besa Shahini më 8 maj vendosi të shtyjë zgjedhjet për drejtuesit e rinj të institucioneve të arsimit të lartë në vend deri në një moment të dytë, në Universitetin e Mjeksisë procesi vazhdon në mënyrë të paligjshme.
Rektori Arben Gjata po më 8 maj ka urdhëruar vijimin e procedurave përkatëse përgatitore me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve menjëherë pas shpalljes së datës së re nga ministrja e Arsimit.
Gjashtë ditë pas Urdhërit të Rektorit Gjata kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Mjekësisë Silva Bala ka hapur aplikimet për kandidatë për Rektor dhe anëtar të Senatit Akademik.
Vendimi i Balës parashikon që të gjithë ata që duan të garojnë për këto vende në Univeritetin e Mjekësisë kanë kohë për të dorëzuar dokumentacionin nga 15 maji deri më 21 maj. /abcnews.al