Të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se koronavirusi i ri mund të mos largohet kurrë.
Tashmë, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara është shprehur se bota duhet që të mësohet me masat shtrënguese që janë vënë në pjesën më të madhe të botës në kuadër të menaxhimit të krizës. Sipas OKB, jeta mund të mos kthehet më kurrë siç ka qenë më përpara.
Dr. David Nabarro ka paralajmëruar po ashtu se gjetja e një vaksinë dhe imunizimi në masë mund të jenë një proces goxha i gjatë.
Nabarro u shpreh për BBC: Do ta përshtatim sjelljen tonë për të minimizuar kërcënimet që kjo shkakton.
“Ne e dimë se ekzistojnë disa vende ku do të jetë veçanërisht e ndërlikuar. Por ne do të mësojmë të argëtohemi, të bëjmë punën tonë, të shoqërohemi dhe të jemi me familjet tona, dhe në thelb do të jetë pjesë e jetës sonë , ”shpjegoi ai.
Një numër i madh ekipesh shkencëtarësh nëpër botë janë duke garuar për të gjetur një vaksinë për Covid-19. Ekspertët janë shprehur se sa më shpejt të kemi një vaksinë, aq më i lehtë do të jetë largimi i virusit. /abcnews.al/