Premier League mund të nisë me 12 qershor. Ky është objektivi, por gjërat nuk është se po shkojnë mirë. Ende ka frikë për rinisjen dhe mes tyre janë një pjesë e mirë e trajnerëve. Ka edhe nga ata që mezi presin që nisë kampionati sa më shpejt, sikurse Jose Mourinho. Portugezi e ka shprehur hapur diçka të tillë.
Mirror raporton se “Special One”, në një video-konferencë të zhvilluar sot mes trajnerëve të Premier League, duke u thënë “qëndroni në shtëpi dhe shikoni Bundesligën”. Mesazhi i tij ka qenë për ata që janë kundër rinisjes së kampionatit në Angli.
Pep Guardiola, Frank Lampard, Nigel Pearson dhe Graham Potter janë disa prej trajnerëve që stepen. Mourinho, nga ana tjetër, mes të tjerash ka thënë: “Dua të stërvit, jam i dëshpëruar që Premier League të kthehet sa më parë, duke qenë të sigurt, sidomos tani që po shohim kampionate të tjera që do të nisin.
Të gjithë kemi punuar shumë me ekipet në distancë dhe unë jam krenar se si lojtarët e mi janë stërvitur. Ata kanë treguar profesionalizëm, pasion dhe përkushtim. Tani duhet të punojmë në grupe të vogla dhe e mbështes këtë”. /abcnews.al