Në fjalimin e parë të mbajtur pas zgjedhjeve, që e nxorrën fitues me një diferencë shtypëse ndaj rivalëve, presidenti rus, Vladimir Putin ka falenderuar mbështetësit e tij.
Duke bërë thirrje për bashkim, Putin ka premtuar se në skuadrën e tij do të mbledhë edhe kë votoi për kandidatët e tjerë. Duke premtuar arritjen e suksesit, kreu i shtetit është zotuar se do të punojë fortë për të ardhmen e Rusisë së Madhe.
Fjalimin e tij Putin e ka mbajtur në zemër të Moskës, pak metra larg Kremlinit. Pjesëmarrja në zgjedhjet presidenciale ruse, të mbajtura në një moment tensioni në marrëdhëniet me Perëndimin, ishte rreth 63.7 për qind./abcnews.al