Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ronaldinho ishte i United”, prapaskena e bujshme që u pasua nga shkelma

schedule09:48 - 14 Maj, 2020

schedule 09:48 - 14 Maj, 2020

Manchester United ka qenë shumë pranë transferimit të një prej lojtarëve më spektakolar që është parë në fushat e futbollit. Bëhet fjalë për brazilianin Ronaldinho dhe këtë e ka zbuluar Paul Scholes në një deklaratë që ka dhënë për BBC Radio 5.

Gjithçka ndodhi në vitin 2003, një vit pasi ai kishte shkëlqyer në Botëror me Brazilin dhe më pas edhe me PSG në Francë. “Ferguson e kishte mbyllur me të. Klubi ishte duke përgatitur prezantimin dhe kishte një fanellë për të, madje ishte zgjedhur edhe numri.

Mendoj se ndryshoi mendje në momentin e fundit dhe zgjodhi Barcelonën. Ishte vërtetë një çmenduri, pasi mbaj mend që të gjithë ne ishim shumë entuziastë. Ishte Ronaldinho, çfarë lojtari! Të gjithë ishim të lumtur të luanim me të. Ai do t’i shtonte diçka të veçantë ekipit tonë.

Pak a shumë me atë që bëri Eric Cantona. Ronaldinho nuk erdhi dhe disa ditë më pas luajtëm një miqësore kundër Barcelona. Të gjithë u munduam ta godisnim atë, për shkak se nuk nënshkroi me United”, tregon ish-mesfushori i “Djajve të kuq”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!