Futbolli të ofron momente të paharrueshme. Jo vetëm brenda katërkëndorit të gjelbër, por dhe në tribuna, aty ku spektakli dhe episodet e çuditshme të tifozëve janë kryefjala.
Disa muaj më parë, një video e një tifozi të Celtic, u bë virale në internet, për shkak të festës së tij të çmendur. Më saktë, për shkak të rënies së tij spektakolare nga shkallët e tribunave.
I rrethuar nga dy miqtë e tij, tifozi i Celtic po festonte golin e shënuar nga skuadra e zemrës, por në adrenalinë e sipër, nuk mbahet dhe bie me kokë poshtë në fushë. Për fat të mirë, kaloi pa pasoja, por video e tij mbahet mend gjatë…/abcnews.al
Throwback to the fan who celebrated and checked out at the same time ? pic.twitter.com/NcX6cqNjIC
— B/R Football (@brfootball) May 13, 2020

