Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Celtic e Bodo Glimt “sigurojnë” Champions/ Dy skuadrat fituan bindshëm sfidat e vajtjes në fazën e play off

schedule12:05 - 20 Gusht, 2026

schedule 12:05 - 20 Gusht, 2026

Duhet të luhen edhe ndeshjet e kthimit, por Celtic dhe Bodo Glimt duket se e kanë vulosur përpara kohe biletën e tyre për në fazën finale të Champions League. Asnjë suprizë në sfidat e vajtjes në play off e turneut më të madh të futbollit europian për klube, duke nisur nga fitorja 3-0 e skuadrës nga Gllasgou kundër austriakëve të Lask.

Celtic e vrau garën që në pjesën e parë, falë epërsisë së dyfishtë me golat e shënuar nga Nigren në minutën e 26-të dhe Duran në të 38-ën. Pas pushimit, gjigandët e futbollit skocez shënuan edhe golin e tretë sërish me Duran, duke e bërë të sigurtë kualifikimin në fazën e ligës në Champions.

I njëjti diskutim vlen edhe për Bodo Glimt. Skuadra norvegjeze, tashmë e mësuar me Champions ka siguruar që në ndeshjen e vajtjes vendin e saj në fazën finale, pas fitores 3-1 në transfertën kundër Nijmengen.



Fet ndryshoi rezultatin në favor të miqve në minutën e 25-të, ndërsa në limitet e pjesës së parë Helmersen me 11 metërsh dyfishoi shifrat. Në fraksionin e dytë Alesami shënoi golin e tretë dhe atë që e bën të sigurtë kualifikimin për Bodo Glimt.Për holandezët e Nijmengen, një fije shprese mban ndezur realizimi i Bishof vetëm në fundin e sfidës.

Gjithçka e hapur mbetet në dy përballjet e tjera të play off të Champions League, megjithëse izraelitët e Hapoel Beer Sheva kanë një epërsi të vogël pas fitore 2-1 në sfidën e parë kundër Sabah Baku të Azerbajxhanit.

Miqtë shënuan të parët, por të zotët e shtëpisë arritën të përmbysin shifrat duke u afruar më shumë me një kualifikim historik. Në barazim 1-1 u mbyll ndeshja tjetër e mbrëmjes së fundit mes Slovan Bratislavës dhe Celje.

Protagonist futbollisti i Kosovës, Milot Avdyli që shënoi golin e barazimit për sllovenët, duke I mbajtur ata bindshëm në lojë për një vend në fazën e Ligës në Champions./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!