Reperi 6ix9ine ka dhuruar 200,000 dollarë për fëmijët në nëvojë por kërkesa e tij është refuzuar.
Fushata No Kid Hungry tha se ka një politikë që hedh poshtë fondet nga donatorët që nuk përputhen me vlerat e saj.
Reperi, i cili së fundmi ishte në burg për krime që kreu si pjesë e një bande të dhunshme përpara se të bënte një rikthim të suksesshëm në muzikë, e quajti vendimin “mizor”.
Reperi Brooklyn arriti t’ia hidhte paq me akuzat e mëparshme, të cilat përfshinin abuzime seksuale me fëmijët në 2015-ën.
Në një postim të fshirë tani në Instagram, 6ix9ine, emri i vërtetë i të cilit është Daniel Hernandez, njoftoi se po dhuronte 200,000 dollarë në një fushatë, për të ndihmuar fëmijët në nevojë në SH.B.A.
Por organizata jofitimprurëse që zhvillon fushatën, tha për BBC-së se kishte refuzuar ofertën e reperit.
“Ne jemi mirënjohës për ofertën bujare të Z. Hernandez për t’i dhuruar No Kid Hungry por ne kemi njoftuar përfaqësuesit e tij se ne e kemi refuzuar fondin nga ana e tij, tha ajo.
“Si një fushatë e përqendruar tek fëmijët, është politika jonë të hedhim poshtë fondet nga donatorët, aktivitetet e të cilëve nuk përputhen me misionin dhe vlerat tona.”
Reperi u përgjigj në Instagram se nuk kishte parë kurrë diçka kaq mizore. /abcnews.al