Gentian Selmani mbetet në qendër të vëmendjes. Portieri i Menemenspor ka disa oferta, nga ekipe elitare në Turqi, por edhe nga jashtë. Një prej opsioneve është edhe Besiktas, ku Selmani është përfolur si pasues i Karius.
“Yeniasir”, media e Izmir, raporton se për portierin që ka luajtur në Superiore me Laçin do të merret një vendim javën e ardhshme. Një prej drejtuesve të klubit flet dhe thekson se po mendojnë të marrin vendimin më të mirë të mundshëm, për portierin dhe ekipin.
Selmani spikati për disa sezone me Laçin, duke qenë numri një te Shqipëria U21. Ai është ftuar më pas edhe te kombëtarja e madhe dhe tani po zhvillon sezonin e parë jashtë vendit, sërish duke u paraqitur mirë. / abcnews.al