Bill Gates: E paralajmërova Trump për rrezikun e një pandemie që në 2016

schedule08:25 - 13 Maj, 2020

schedule 08:25 - 13 Maj, 2020

Në dhjetor të vitit 2016, Bill Gates paralajmëroi presidentin Donald Trump në lidhje me kërcënimin që  mund ti kanosej SHBA nga pandemitë,  raportoi të hënën Wall Street Journal .

Gjatë një takimi në Trump Tower, Gates diskutoi mbi rreziqet e sëmundjeve infektive dhe i kërkoi Trump që të përparonte në përpjekjet e vendit për gatishmërinë ndaj sëmundjeve të tilla- këshilla që ai personalisht ua dha edhe kandidatëve të tjerë presidencialë të vitit 2016, sipas The Journal.

Gjatë një  konference në 2015, Gates tha që viruset paraqesin ” rrezikun më të madh të katastrofës globale “.

“Nëse ka diçka që mund të vrasi mbi 10 milion njerëz gjatë dekadave të ardhshme, ka shumë të ngjarë të jetë një virus infektues sesa një luftë. Jo raketa, por mikrobe”, tha Gates gjatë bisedës, duke shtuar se qeveritë kanë shpenzuar sasi të mëdha të parave mbi shmangien e luftës bërthamore por asgjë për “sistemet që mund të luftojnë epidemitë”.

Pavarësisht  presionit të publikut dhe zyrtarëve, Gates tha për  The Journal: “Do të dëshiroja të kisha bërë më shumë që të gjithë ti kushtonin më tepër vëmendje rrezikut që po vinte”.

Filantropisti dhe fondacioni, Bill & Melinda Gates, ka  dhuruar më shumë se 300 milion dollarë  në përpjekjet e gjetjes së një vaksine kundër koronavirusit.

Përveç Gates  edhe zyrtarët e shëndetit publik, komuniteti i inteligjencës amerikane dhe zyrtarët nga administrata e Obamës të  gjithë u përpoqën t’i kushtojnë vëmendje kërcënimit.

Trump është përballur me kritika të ashpra për hapat që ai ndërmori gjatë përhapjes së koronavirusit përfshirë zvogëlimin e fondeve për agjencitë dhe programet qeveritare përgjegjëse për zbulimin dhe përgjigjen ndaj epidemive dhe injorimin e paralajmërimeve të shumta për një shpërthim.

Kritikët gjithashtu thanë se ai minimizoi publikisht kërcënimin e COVID-19, edhe pasi ishte përhapur gjerësisht në SH.B.A., dhe kundërshtoi reagimin e hershëm të vendit ./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!