Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar me qëllim ekstradimin një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
33-vjeçari Astrit Thaqi u kap në hyrje të SPK. Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet zviceriane.
“Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 35/2013, datë 14.02.2013, e ka dënuar me 18 muaj burgim për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i pronës”, “Përndjekja”, “Shkelje e Ligjit federal për të Huaj”, parashikuar nga nenet 122, 144 etj të Kodit Penal Zvicerian. Gjithashtu, Gjykata De La Broye Et Du Nord Vaudois, Yverdon-Les-Bains/Zvicer, me vendim Nr. 420/2016, datë 27.12.2016, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale, “Marrëdhënie seksuale me dhunë e mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 22 e 190 të Kodit Penal zvicerian”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


