Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Merkato në dalje e hapur, Teuta largon gjigantin e sulmit

schedule17:31 - 12 Maj, 2020

schedule 17:31 - 12 Maj, 2020

Akoma nuk ka një vendim nëse kampionati do të rinisë, por lëvizjet në klubet e Superiores kanë nisur, Teuta ka njoftuar se ka mbyllur bashkëpunimin me një nga prurjet e janarit, sulmuesin Idelino Gomes, i cili nuk është se la gjurmë me “Djemtë e Detit”.

“Zyrtare: Idelino Gomes largohet nga Teuta. Klubi njofton se nga sot sulmuesi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutës. KF Teuta falënderon Gomes për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”, thuhet në njoftimin e Teutës.

Gomes, i cili në të shkuarën u ishte propozuar edhe klubeve të tjera në Superiore, luajtur me Teutën vetëm në tetë ndeshje në kampionat. Ai provoi të shënonte një gol, kundër Luftëtarit në stadiumin “Niko Dovana”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!