“Guardiola simbol i Barçës”, Laporta hedh kandidaturën për president me një premtim

schedule18:43 - 12 Maj, 2020

schedule 18:43 - 12 Maj, 2020

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ëndërron ta shikojë sërish një ditë në kreun e katalanasve. Spanjolli pritet të kandidojë sërish për kreun e klubit nga Katalonja në zgjedhjet që priten të mbajen vitin e ardhshëm.

”Po punoj që të kandidoj për president vitin tjetër. Kam qenë president dhe më parë dhe jam shumë entuziast që të rikthehem dhe një herë. Situata në 2021 do jetë dramatike dhe duhet të bëjmë kujdes. Po punoj vetëm me njerëz që unë i besoj”, deklaron Laporte për “TV3”.

”Do të më pëlqente shumë që Guardiola të kthehet, por ai tashmë është te Manchester City dhe është në dorën e tij nëse do të rikthehet këtu. Ai është një simbol për Barcelonën dhe të gjithë katalanasit do të donin ta shikonin dhe një herë në pankinë”, mbyll spanjolli, i cili ka qenë president nga viti 2003 deri në 2010. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!