Ulet sërish numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Spanjë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën 123 persona 20 më pak së një ditë më parë duke e çuar në 26.744 numrin total të viktimave.
Po ashtu edhe numri i rasteve të reja është ulur, 373 raste janë regjistruar në 24 orët e fundit duke shkuar në mbi 227 mijë. Edhe numri i personave të shëruar nga koronavirusi është rritur dhe ka kaluar shifrën e 137 mijë personave.
Spanja ditën e sotme 11 maj lejon një lehtësim të masave në bazë të rajoneve. Ishujt, si Majorka, e rajone të tjera kanë rifilluar me fazën e parë të normalizimit. Hotelet, baret, restorantët do të rihapen.
Në rajone të tjera si Katalonja apo Valencia lehtësimet janë të kufizuara. Në Madrid e Barcelonë mbetet në fuqi faza “0” me ndalim të fortë të lëvizjes./abcnews.al