Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë

schedule11:33 - 17 Mars, 2018

schedule 11:33 - 17 Mars, 2018

Nga moti i keq dhe me erë të fortë është pezulluar lundrimi detar në Vlorë. Një traget prej ditës së djeshme qëndron në radë, duke mos u ankoruar dot për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë nga 7 deri në 8 ballë.

Kapiteneria e portit të Vlorës ka urdhëruar të gjitha mjetet e tjera lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Trageti i linjës Vlorë-Brindizi, gjatë ditës së shtunë, nuk do të kryejë itenerarin e zakonshëm, ndërsa pritet vetëm gjatë ditës së dielë të rifillojë lundrimin. Për shkak të erës së fortë, probleme ka patur dhe në qytet, me rrezimin e palmave dhe dëmtimin e një automjeti. Kurse në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi vetëm për anijet e peshkimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!