Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka reaguar pas incidenteve në sallën e Parlamentit, momentin e miratimit të Ligjit për Gjuhët.
Gruevksi u përpoq të pengojë procesin e votimit, por sipas tij nuk dëshironte të shkaktonte asnjë incident.
Gruevski gjithashtu pretendon që kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, të kërkojë falje publikisht pasi ditën e votimit janë shkelur të gjitha procedurat e për pasojë ligji është antikushtetues.
Gruevski sqaroi dhe njëherë se donte të shprehte të gjithë kundërshimin e tij dhe vetëm sa e ka tërhequr nga dora kryetarin e Parlamentit./abcnews.al