Të tjerë futbollistë të prekur nga koronavirusi. Së fundmi në Spanjë dhe në Portugali po zhvillojnë teste në masë te lojtarët dhe stafet, pasi ekipet kanë zbritur në fushë dhe po stërviten. Nga testet kanë rezultuar disa të prekur.
Në Portugali, vetë klubi Vitoria Guimaraes ka bërë me dije se tre futbollistë janë të prekur nga COVID-19. Klubi portugez bën me dije se ata janë të gjendje të mirë dhe nuk kanë simptoma, ndërkohë që po qëndrojnë të izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.
Kalojmë në Spanjë, aty ku ditët e fundit ka pasur disa lojtarë të prekur nga virusi i ri që ka pushtuar botën. “El Larguero” raporton se pas testimeve tre futbollistë të Real Betis kanë dalë pozitivë, ndërkohë që dy prej tyre nuk kanë simptoma.
Ata janë izoluar dhe për 14 ditë do të vijojnë të qëndrojnë larg pjesës tjetër të skuadrës, me shpresën që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe ata të mund të nisin stërvitjen dhe jetën normale. /abcnews.al