Bashkia Belsh/ Disa këshilltarë i bashkohen PS-s

schedule17:14 - 16 Mars, 2018

schedule 17:14 - 16 Mars, 2018

Tre këshilltarë të LSI dhe dy të partive të vogla në Belsh i janë bashkuar Partisë Socialiste. Të zgjedhurit në pushtetin lokal argumentuan arsyet e tyre, pjesa dërrmuese e të cilave ishin zhgënjime ndaj figurave kryesore të partive që përfaqësojnë.

Ndryshime në Këshillin Bashkiak të Belshit. Tre këshilltarë të LSI, një i partisë Lëvizja e Legalitetit dhe një i Ballit Kombëtar i janë bashkuar PS.

Në një deklaratë për shtyp, këshilltarët bënë publike arsyet e largimit nga forca e tyre politike.

“Nuk bëhet opozitë duke gjuajtur me çizme si Monika Kryemadhi. Nuk bëhet opozitë duke sharë me libër shtëpie si Petrit Vasili e më keq akoma, nuk bëhet koalcion me Lulzim Bashën dhe Berishën se kanë vrarë dhe vjedhur Shqipërinë e shqiptarët. Fatkeqësisht LSI-së i është verbuar shikimi. Nuk mbështet më as integrimin europian të vendit për të cilin iu vu emri partisë”.

Këshilltarët e LSI-së u shprehën të zhgënjyer nga bashkëpunimi me Partinë Demokratike.

“Kur tre vjet më parë garuam në siglën e LSI-së ishim të sigurtë që bashkimi i të majtës kishte ndodhur njëherë e mirë dhe se koalicioni i Metës dhe Berishës në 2009-n ishte thjesht një gabim rastësor”.

Këshilli Bashkiak i Belshit ka 21 këshilltarë. LSI kishte 4 këshilltarë, 3 prej të cilëve tashmë i janë bashkuar PS-së. 3 këshilltarët e LSI dhe 2 të tjerët që iu bashkuan PS-së e çojnë në 11 numrin e këshilltarëve të kësaj force politike në këtë bashki./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!