500 mijë euro gjobë, 205 minutat e Durmishajt kushtojnë shumë

schedule22:19 - 8 Maj, 2020

schedule 22:19 - 8 Maj, 2020

Aris Selanik është në telashe të mëdha, për shkak të aktivizimit të sulmuesit Fiorin Durmishaj. Vlonjati la Belgjikën në janar dhe u kthye në Greqi, por klubi ku u aktivizua në 6 ndeshje (205 minuta) ishte i dënuar për shkak të borxheve që kishte ndaj ish-lojtarëve.

Durmishaj nuk mund të aktivizohej, por Federata Greke e Futbollit e lejoi dhe FIFA, sikurse raporton Gazzetta.gr, e ka gjobitur klubin e Aris me shumën e 500 mijë eurove, ndërkohë që ka vendosur t’i bllokojë merkaton për një vit, praktikisht në verë dhe në dimër.

Aris do ta apelojë në CAS këtë dënim të marrë, por ndërkohë do të duhet të bëjë diçka për rinovimin e kontratave me lojtarët, pasi këtë verë 14 prej tyre dalin të lirë dhe me merkaton e bllokuar do të ketë telashe të mëdha për sezonin e ardhshëm.  /abcnews.al