Shumë lojtarë kanë shkëlqyer sivjet te Lazio dhe Luiz Felipe është një nga surprizat më të bukura të repartit të mbrojtjes. Igli Tare pagoi 750 mijë euro në arkat e Ituanos verën e vitit 2016. Mbrojtësi kaloi një sezon huazim te Salernitana dhe u rikthye më i fortë në kryeqytet.
Nga viti në vit është rritur dhe sivjet ka zhvilluar ndeshje shumë pozitive. Braziliani i pëlqen shumë Barcelonës, ndërsa Tare dhe Lotito po i përgatisin rinovimin e kontratës. 23-vjeçari ka folur për UOL rreth interesimit katalanas, rikthimit në fushë dhe vazhdimësisë me Lazion.
Kampionët e Spanjës kanë nisur negociatat me drejtorin sportiv të Lazios dhe po punohet për shitjen e tij për një shumë prej 30 milion eurosh. “Interesimi i Barcelonës më gëzon, tregon se kam punuar mirë dhe klubet e mëdha po më ndjekin.
Të gjithë ata që më njohin, e dinë që jam një tip i qetë dhe nuk rrëmbehem nga entuziazmi. Duhet të jem i përqendruar dhe të jap më të mirën për Lazion, që më ka besuar dhe mbështetur nga dita e parë”, deklaron Luiz Felipe. /abcnews.al

