Zbuloni kontinentin e vetëm të paprekur nga koronavirusi

schedule15:35 - 8 Maj, 2020

schedule 15:35 - 8 Maj, 2020

Antarktida, tani konsiderohet “vendi më i sigurt në botë”, pa asnjë rast të konfirmuar me COVID-19.

Rajoni pati një rrezik të madh të infeksionit nga virusi i ri kur shpërthimet goditën anijet e lundrimit të fundit të sezonit, por koronavirusi nuk arriti asnjëherë në brigjet e tij të ngrira.

Dhe, për shkak se është në sezonin e tij dimëror, kur është plotësisht i shkëputur nga aktivitetet detare, për pasojë nuk shfaq asnjë risk të mundshëm infektimesh.

Edhe pse këtu nuk ka një popullsi zyrtare autoktone – përveç nëse llogaritni pinguinet, balenat etj. rreth 5,000 njerëz, kryesisht shkencëtarë dhe studiues, aktualisht banojnë në bazat e saj.

Keri Nelson, një koordinatore administrative në Stacionin Palmer të Anvers Island, stacioni më verior i SHBA në Antarktidë, është njëri prej tyre.

“Unë me të vërtetë nuk mendoj se ka një person këtu, i cili nuk është mirënjohës që ndodhet  këtu, dhe që është i sigurt,” thotë ajo për CNN Travel përmes emailit. “Por të gjithë ne jemi shumë mirënjohës që jetojmë në një vend ku kjo sëmundje (dhe të gjitha implikimet e shëndetit dhe stilit të jetës së saj) mungojnë.”./abcnews.al