“Çështja Dvorani”, Manjani: Histori e vdekur, po merr lekë kot nga shteti e duhet t’i kthejë kokërr më kokërr

schedule12:40 - 8 Maj, 2020

schedule 12:40 - 8 Maj, 2020

Për “çështjen Dvorani” nuk ka më asgjë për t’u disktuar, atij i ka mbaruar mandati dhe deri më tani e ka marrë kohë. Kështu është shprehur ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një intervistë të bërë me gazetaren Juli Xhokaxhi në Abc News.

Sipas Manjanit, e vetmja gjë që duhet të bëjë Këshilli i Lartë Gjyqësor është që t’i ndërpresë rrogën anëtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranit rrogën dhe t’i marrë çelësat e zyrës. Po ashtu, ajo që KLGJ duhet të bëjë sipas juristit Manjani është që t’i caktojë dosjet e Dvoranit dikujt tjetër.

Sa i përket reformës në drejtësi, Ylli Manjani shprehet se nuk ka asnjë lëvizje, për mirë nga Reforma në Drejtësi, zhvillimet e fundit sipas tij, as shkëndija nuk janë.

Ylli Manjani: Ëshë shumë e thjeshtë, Këshillit të Lartë Gjyqësor i kërkohet që të deklarojë mbarimin apo jo të mandatit të Dvoranit. Këtë gjë Gjykata e Lartë e ka vendosur që në 16 janar 2014. Tani është fjala kush do t’i mrrë dosjet e këtij, kaq i kërkohet KLGJ-së. Kjo është histori e vdekur nga ana ligjore. KLGJ nuk ka punë të shprehet për mandatin e vdekur në Dvoranit. Është zhdukur mandati i tij ka mbaruar. Diskutimi është si ky njëri ka dalë nga dera e Gjykatës së Lartë. Ky mbeti i vetëm për të mbajtur derën hapur, se s’kishte gjë në dorë. Sot ka të rinj që mund ta mbajnë derën hapur. Ky nuk eksizton më, i merr çelsat, dosjet, i merr rrogën.

Po ashtu, Manjani shton se nuk ka pse të merren për bazë ato që thotë Euralius apo USAID, pasi sipas tij, Shqipëria ka mjaftueshëm ekspertë.

Ylli Manjani: A të kthehem edhe unë ministër, a ma jepni dhe mua rrogëm prapë? Euralius, Usaid, ky është budallik me okë. Ky muhabet nuk ka më ku të rrijë. Ç’punë kanë këta. Ka shumë ekspertë shqipëria. Ta provojë KLGJ t’ia ndërpresë rrogën dhe të shkojë Dvorani në gjyq ta kërkojë prapë rrogën. Ta bëjnë si gjithë të tjerë. ky është pisllik, nuk ka logjikë ku të rrijë. As logjika e banditëve nuk funksionon kështu.

Ish-ministri sqaron gjithashtu se nuk ka agjë personale me Dvoranin por shton se “këtij zotërisë i ka mbaruar mandati.”

Çfarë e mbajti zotin Dvorani dhe çfarë po e mban tani?

Ylli Manjani: Mendoj që nëse ka një diskutim moral, etik sigurisht Dvorani është defiçitar. Nuk e justifikon dot që ka ndenjur 6 vite e tre muaj në punë pasi i ka mbaruar mandati. Logjika është farë e thjeshtë. Të gjithë kolegët e tij ikën dhe e dorëzuan mandatin. Ky nuk është debat. Dil nga zyra o vëlla.

Manjani thekson se Gjykata Kushtetuese nuk duhet farë në këtë çështje, pasi ajo e ka lënë një vendim në fuqi për raste të tilla.

“Ky është kapitull i mbyllur. Është thënë troç, mandati është 9 vite. Kaq. Në shkurt 2014 është njoftuar që ka mbaru mandati. Po i  merr lekët shtetit kot, duhet t’i ktheje kokërr më kokërr”, përfundon Manjani. /abcnews.al/